Ja kush është drejtori i ri i NPK Komunalec – Gostivar!


Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka njoftuar lëvizjet e fundit të administratës së tij.

Drejtori i deritanishëm i Ndërmarrjes publike “Komunalec” Isak Lazami është liruar nga detyra, duke ia dorëzuar atë arkitektit të ri Faton Bilalli.

Postimi i tij i plotë:
“Duke e nderuar dhe falënderuar për punën e palodhshme, i ndava Mirënjohje për kontribut në mbarëvajtjen e punës së Ndërmarrjes publike “Komunalec” drejtorin e deritanishëm Isak Lazami.
Isaku, si një ndër miqtë e mij më të afërt, kreu misionin e drejtorit duke na bërë krenar mua si kryetar komune, stafin e vetë ndërmarrjes dhe të gjithë qytetarët e Gostivarit. Isaku do ngelet bashkpunëtori im i afërt duke vazhduar të ofrojë eksperiencën e tij duke marrë përgjegjësi të reja si këshilltarë i imi dhe kordinator për punën e të gjitha ndërmarjeve komunale.Në një takim pranim-dorëzimi, në një ambient miqësor, arkitekti Faton Bilalli u emërua drejtor në NP “Komunalec”.
Një arkitekt i ri i suksesshëm, me përvojë specifike në hidro-inxhinieri, lëmi e cila lidhet ngushtë me veprimtarinë e kësaj ndërmarrjeje.

Fatoni do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gostivarit me profesionalizëm, impenjim dhe punë të palodhshme, me çka do arsyetojë besimin që ne kemi në rininë tonë për t’ju besuar detyra të rëndësishme.
Suksese dhe dalshim faqebardhë të gjithë së bashku! “