Zaev tregon përfitimet për qytetarët nga “Ballkani i Hapur”


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka theksuar se, pas pritjes së sinqertë të kryeministrit në Tiranë ka filluar darka e punës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Nesër vazhdojmë me agjendën e punës, për të cilën do të nënshkruajmë disa marrëveshje që do sjellin përfitime reale dhe mirëqenie për popujtë tanë.

Më vjen mirë që me ne janë zëvendësministrat Kovaçevski dhe Dimkovski, si dhe një numër i madh biznesmenësh nga Maqedonia e Veriut.
Nga takimi i parë në Shkup në korrik e deri te nënshkrimi i parë i marrëveshjeve që do të bëhet në Tiranë, ne kemi treguar se vullneti i fortë politik mund të shndërrohet në funksionim të shpejtë të institucioneve tona.
Kjo konfirmon kapacitetin tonë si vende për të zbatuar reforma të shpejta, efikase dhe të avancuara dhe politika të bashkëpunimit rajonal”, është shprehur Zaev.