Bekim Sali: “Është përgjegjësi dhe sfidë e madhe, por do t’ia dalim me sukses”


Partia Alternativa mbrëmë në mbledhjen e kryesisë Qendrore të partisë, ka propozuar Bekim Sali për ministër të Shëndetësisë. Bekim Sali thotë se për të posti i ministrit të Shëndetësisë, është përgjegjësi dhe sfidë e madhe.

Bekim Sali: “Jam mirënjohës për detyrën që ma kanë dhënë, uroj të kemi shëndet para së gjithash dhe t’ia dalim me sukses dhe faqebardhë”.
TV21: Fakti që jemi në pandemi a ju ka bërë pak skeptik për ta pranuar këtë detyrë dhe a paraqet përgjegjësi më të madhe për ju?

“Natyrisht se është një përgjegjësi shumë e madhe por në fakt për mua personalisht është një sfidë dhe besoj se me përkushtim dhe me një ekip të mirë që po e përgatisim, po koordinohemi besoj se do t’ia dalim me sukses”, tha Bekim Sali.