Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e gjyqtarit Ervin Metalla.
Vendimi erdhi pasi gjyqtari, rezultoi se gjyqtari kishte kryer një seri transaksionesh për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2007 në Tiranë.
Metalla e kundërshtoi këtë vendim, por KPK vendosi që ta shkarkojë nga detyra. Gjyqtari i Durrësit ka reaguar me anë të një poezie në rrjetet sociale pas vendimit për shkarkimin e tij.
Ai ka zgjedhur poezinë “ Ku ta dija unë i varfri”, për të reaguar në lidhje me vendimin që u morë kundrejt tij.
KU TA DIJA UNE I VARFRI
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën, dola malit
Të luftoja per liri,
Ku ta dija une i shkreti
Se armiku ishe ti.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja ne furtunë;
Ku ta dija une i ngrati
Se armiku isha unë.