Ambasadorja franceze në Bullgari, Florans Robin duke qenë mysafir në emisionin “Bota dhe ne” në Televizionin kombëtar bullgar, deklaroi se është e vetëdijshme se ndërmjet Sofjes dhe Shkupit ekziston kontest, por më e rëndësishme për të është nevoja të krijohet mundësi për pajtim ndërmjet dy vendeve.
Robin theksoi se nuk bëhet fjalë për dhënie të dritës jeshile për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por për fillim të negociatave, të cilat do të zgjasin disa vite.
Ajo ka folur për prioritetet e Francës gjatë kryesimit të ardhshëm, që fillon më 1 janar të vitit 2022, ndërsa mes tyre janë edhe të ndërmerren hapa për hapje të rrugëve pozitive për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa jo të ndodh një situatë, kur vendi mund të destabilizohet. Përveç kësaj, shtoi ajo, Bullgaria e cila është anëtare e BE-së, duhet të veprojë në një mënyrë për të ndihmuar.
Robin theksoi se Bllkani është në zemrën e Evropës. “Ky është fakt si nga pikëpamja gjeografike, ashtu edhe nga ajo historike. Ballkani kishte rol shumë të rëndësishëm në fatin e Evropës dhe prandaj presidenti Makron është i bindur se Evropa duhet të ndërmarrë angazhim më të madh në Ballkan, si në plan politik ashtu edhe në ekonomik. Duhet të bëhen përpjekje për investime, për zhvillim të infrastrukturës, për më shumë solidaritet”, theksoi Robin.
Nga pikëpamja politike sipas Robin, është e nevojshme të bëhet e ditur se cila është perspektiva politike në Ballkan.