Mbrëmë (e premte) nga shtëpia e Big Brother VIP u eleminuan dyshja DJ Dagz dhe PM, si më pak të votuarit nga publiku.
Megjithatë për ta u hap edhe një televotim, ku publikut nga shtëpi iu kërkua të votonte për të rikthyer njërin prej tyre në shtëpi, i cili në rastin konkret rezultoi Dagz.
Mes shumë vështirësive për t’u rikthyer i vetëm, DJ Dagz e vazhdoi qëndrimin brenda në shtëpi gjersa në rrjetet sociale pati komente të shumta mbi daljen e tyre.
Një prej personave që ka reaguar ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila në një postim të bërë në InstaStory, ka ngritur pikëpyetjen ndaj BBV se si ka mundësi që dy nga banorët më të pëlqyer të publikut dolën.
“DJ PM dhe DJ Dagz. Big Brother nuk është argëtues pa juve djema! Njerëzit më të dashur të publikut dolën? Budallallëqe”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në postimin e saj.