Majmunët e tërbuar kanë mbytur 250 qen në një rajon të Indisë duke i tërhequr deri në majë të ndërtesave dhe pemëve të larta e duke i hedhur më pas.
Qytetarët përreth ngjarjes kanë shprehur shqetësim për sulme të mundshme dhe kanë thënë se dhu*na e kafshëve ka qenë “hakmarrje” pasi një grumbull qensh ka mbytur një nga foshnjat e majmunëve.
Incidenti raportohet se ka ndodhur në fshatin Majalgaon, ku 250 qen besohet se janë mbytur, shkruan “DailyMail”.
Sipas uebfaqes indiane “News18”, asnjë qen s’ka mbetur në këtë hapësirë ku edhe fëmijët raportohet se po ndiqen e po su*lmohen.
Fshatarët kanë raportuar se majmunët këtë vepër e kanë kryer gjatë gjithë muajit.
Pamjet nga mediat indiane kanë konfirmuar sulmet. Në njërën nga to, shihet një majmun që e bart një qenush në krah drejt një objekti.
Pamje tjera kanë treguar incidentin që çoi në “hakmarrjen” e majmunëve. Aty shihen qentë që ndjekin majmunët në mbrojtje të fëmijëve dhe grave të fshatit. Fshatarët kanë thënë se janë përpjekur të mbrojnë qentë, por s’kanë arritur.