Bislimoski: “Deri në fund të muajit do të merret vendim për çmimin e energjisë elektrike”


Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRrE) Marko Bislimoski thotë se vendimi për çmimin e energjisë elektrike duhet të merret deri në fund të muajit dhe thekson se publiku do të informohet në detaje se sa kanë qenë, cilat janë kostot dhe çfarë e shkakton ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike.

“Ne thamë që nuk do të licitojmë me çmimet. Kemi marrë kërkesa tre kompanitë. Tani jemi duke i analizuar, duke i shqyrtuar në pjesën e furnizimit me energji elektrike, kostot për burimet e ripërtërishme, nëse do të ketë kosto për import, pra në EVN Home dhe në pjesën e Elektro-distribucionit dhe MEPSO. Fakti është se të dyja kompanitë raportojnë rritje të ndjeshme të kostove të furnizimit me energji elektrike për të mbuluar humbjet në rrjetet e tyre dhe në fakt kjo i bën presionin më të madh çmimit. Do të shohim nëse çmimet që kanë kërkuar për furnizim me energji elektrike janë reale, diku rreth 220-230 euro për megavat orë, nëse mund të jenë më të ulëta dhe në bazë të kësaj do të marrim vendimin tonë. Theksoj se nuk do të licitojmë me çmimet derisa të bëjmë analiza dhe do ta informojmë publikun se sa kanë qenë, cilat janë kostot dhe çfarë shkakton ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike. Fakti është se problemi ynë më i madh është mbulimi i humbjeve si në rrjetin e transmetimit ashtu edhe në atë të shpërndarjes. Në rrjetin e transmisionit janë kërkuar rreth 15-16 milionë euro që u janë rritur shpenzimet, ndërsa në rrjetin e shpërndarjes 134 milionë euro. Pra, këto janë fakte. Dhe këtu nuk mund të gënjesh”, tha mes tjerash Bislimovski në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë.