Pas Gjermanisë dhe Francës, Italia është bërë vendi i tretë i BE-së që ndalon vrasjen e zogjve meshkuj. Vendi fqinj ka marrë mendimin që të ndalojë këtë praktikë duke filluar nga viti 2027. Arsyeja e kësaj shfarosjeje sistematike, ku vetëm në Itali vriten 25- 40 milionë në vit, qëndron në faktin se zogjtë meshkuj konsiderohen “jo produktivë” nga kompanitë.
Dhoma e Deputetëve miratoi amendamentin në Ligjin e Delegacionit Evropian të vitit 2021. Sot në zinxhirin e furnizimit industrial, këto zogj konsiderohen të padobishëm për dy arsye. Nuk janë në gjendje të bëjnë vezë dhe e dyta, rriten më pak se pulat e zakonshme të propozuara nga industria ushqimore dhe për këtë arsye kanë kosto shumë të larta për tregun.
Për këtë arsye, nga 25 deri në 40 milionë vriten çdo vit në Itali. Gjermania dhe Franca kanë vendosur kundër kësaj praktike që në fillim të vitit të ardhshëm.