Deputetja kosovare, Adriana Matoshi është rikthyer në Kuvend, pas operacionit të vështirë në tru për heqjen e tumorit.
Deputetja e LVV u shfaq gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme ku po diskutohej shqyrtimi i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2022.
Sipas mediave kosovare, Adriana Matoshi u prit me duartrokitje nga kolegët e saj, ndërsa kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje.
Ligjvënësja kosovare iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit në tru dy javë më parë, i cili iu shfaq për herë të dytë 9 vite pasi mundi sëmundjen e rëndë.
Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe tashmë Adriana Matoshi iu rikthye jetës normale.