Inspektorati për Mjedis Jetësor i Qytetit të Shkupit në suaza të përpjekjeve të reja të Qytetit të Shkupit për kontroll të rritur dhe mbikqyrrje inspektuese me qëllim të mbrojtjes së rrethinës jetësore dhe shëndetit të qytetarëve, në procesin e kontrolleve të përforcuara për hudhje të mbeturinave në Vardarishte lëshoi urdhëresë pagesore për kundërvajtje dhe gjoba në para prej 88 mijë euro, kumtuan sot nga Qyteti i Shkupit.
Sipas raportit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, personat e zënë ilegalisht kanë hedhur mbeturina dhe e kanë ndotur mjedisin jetësor por edhe e kanë rrezikuar sigurinë e shëndetit të qytetarëve, që është në kundërshtim me nenin 37 të Ligjit për menaxhim me mbeturinat.
“Duhet të ketë zgjidhje sistematike dhe secili duhet t’i respektojë ligjet të cilat zbatohen në mënyrë joselektive. Qyteti i Shkupit nuk do të tolerojë asnjë person fizik ose juridik i cili e ndot rrethinën dhe me atë ndikon në ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave, dhe me vetëdije e rrezikon shëndetin dhe jetën e shkupjanëve, ndërsa çdo shkelje do të gjobitet në mënyrë adekuate”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.