Kurti: Ktheja 200 hektarët shtetit, t’i japim 70 mijë euro; Haradinaj: Kam riblerë tokën e babës (VIDEO)


Një parcelë 200 hektarëshe në Gllogjan të Deçanit ka bërë që të replikojnë kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kurti i ka propozuar Haradinajt që këtë tokë t’ia kthejë shtetit të Kosovës për çmimin e blerë.

“Kërkesat për rritje rroge të zjarrfikësve janë lot krokodili. Meqë u propozua që t’i dërgojë ministrat te KEK-u për t’u mërdhirë, atëherë unë e kam një kundërpropozim: Haradinaj t’ia kthejë shtetit 200 hektarët dhe në ia japim 70 mijë euro”, është shprehur Kurti.
Në anën tjetër, Haradinaj ka thënë se ka riblerë tokën që ishte pronë e familjes së tij.

“Kurti po fshihet prej pazotësisë dhe po thotë se kam blerë 200 hektarë tokë. Po, i kam blerë me ligje të Kosovës, e kam shfrytëzuar të drejtën ligjore. E kam riblerë tokën e babait tim dhe katundit tim, e cila ndodhet në Gllogjan”.