Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë. Në mëngjes në juglindje ende do të ketë reshje lokale të dëborës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, më i shprehur përgjatë Vardarit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 1 deri në 6 gradë Celsius.