Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se është në dorën e mandatarit të ardhshëm, nëse ai edhe më tej do të mbetet në postin e Ministrit të Brendshëm.
“Kjo nuk është pyetje për mua. Kjo është pyetje për mandatarin i cili do të vendos se kush do të jenë ministra. Unë jam i vendosur për ta bërë atë që duhet bërë, ndërkohë që mandatari në momentin do të bëhet mandatar, do të vendos se cilët do të jenë kandidatët për ministra të kabinetit të tij”, deklaroi Spasovski.