“Këtej faleshe, këtej pije alkool”/ Sabiani: Të gjithë jemi të gabueshëm


Sabiani në shtëpinë e Big Brother Vip njihej si një njeri që beson në Zot dhe që nuk linte ditë pa u falur. Por, Iva Tiços nuk i është dukur që ai është mysliman i “devotshëm” për shkak se Sabiani edhe falej edhe pinte alkool. I ftuar në “Fan Club” këngëtari është përplasur me atë, pasi ajo tha se njerëzit e gjykonin që ai këtej falej dhe këtej pinte alkool.

Pjesë nga biseda në studio:

Sabiani: Nuk është se un aty isha imam. Unë atë që bëja në shtëpi doja ta bëja edhe aty prandaj falesha.

Iva Tiço: Zoti kur ti falesh ti fal mëkatet, por njerëzit në këtë rast të gjykojnë. Ti këtej faleshe, këtej pije alkool dhe njerëzit në rrjet nuk t’i falin këto gabime.

Sabiani: Unë bëj gabime. Në fund jemi të gjithë të gabueshëm, por çdo gjë në lidhje me fenë është shpirtërore.