Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një bisede që ka zhvilluar me ndjekësit në rrjetet sociale.
Të gjitha pyetjet e tyre tek Instagrami i Arbanës kishin të bëjnë me këtë reality show.
“Pse mbështete dje vetëm Beniadën, kur ideja e picës ishte edhe e Sarës”, shkroi dikush nga ndjekësit.
“Sepse Sarën e kam shumë inat. Nuk e kam pëlqyer kurrë dhe nuk lë rast pa e treguar. Madje se kuptoi pse duhej të ishte dhe ajo pjesëmarrëse në lojën e picës. Nuk e meriton. Madje nuk meriton farë të jetë konkurrente. Nuk di të bëjë as pica. (Shakat anash, djema programet me tifozllik janë më argëtueset realisht: por pyetje të tilla janë absurde)”, ka shkruar moderatorja.