Në vendet evropiane, si dhe në Maqedoninë e Veriut, në mesnatë hyn në fuqi orari i ri i trenave të udhëtarëve. Nisja dhe arritja e trenave mund të shihet në ueb-faqen e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore të RVM-së.Duke filluar prej nesër, nga stacioni hekurudhor i Shkupit, do të qarkullojnë 15 trena në ditë, ndërsa orari i ri do të jetë vlejë deri më 10 dhjetor 2022.
Në komunikacionin hekurudhor të brendshëm, ndërmjet Shkupit dhe Manastirit do të qarkullojnë tre palë trena në ditë, që nga Shkupi do të nisen në ora 6:53, 14:30 dhe 20:05, ndërsa nga Manastiri në ora 3:15, 12:50 dhe 18:26. Në linjën Shkup-Gevgjeli-Shkup, treni nga kryeqyteti do të niset në ora 6:23 dhe 16:55, ndërsa nga Gjevgjelia për në Shkup do të niset në ora 4:40 dhe 16:55.
Nga Shkupi për në Kërçovë dhe Koçani, edhe në vitin 2022 do të ketë një palë trena në ditë, të cilët nga kryeqyteti për në Kërçovë do të nisen në ora 16:45, ndërsa nga Shkupi për në Koçani në ora 15:23. Në drejtim të kundërt, treni nga Kërçova do të niset në orën 5:30, ndërsa ai nga Koçani në ora 5:26. Sikurse që nuk qarkullojnë për në Prishtinë, nga maji i këtij viti, trenat e udhëtarëve për në Kërçovë dhe Koçani nuk qarkullojnë fare për shkak të mungesës së flotës.
Ndërmjet Shkupit dhe Tabanocit vitin e ardhshëm do të qarkullojnë katër palë trena në ditë, ndërsa në linjën Shkup-Veles-Shkup do të qarkullojnë nëntë palë trena në ditë.
Treni i vetëm në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve është treni i shpejtë për Prishtinë, i cili sipas orarit nga Shkupi duhet të niset në ora 16:10, ndërsa nga kryeqyteti i Kosovës në ora 7:10. Megjithatë, treni vitin e kaluar nuk ka qarkulluar fare, kurse deri tani nuk ka njoftime nga kompania hekurudhore për atë se kur, treni i shpejtë për në Prishtinë, do të vihej në funksion.
Përveç në vendin tonë, prej sonte ndërrohen edhe oraret e nisjeve dhe mbërritjeve të trenave, si dhe numri i trenave dhe destinacionet e tyre në të gjithë kontinentin evropian dhe me këtë rast qytetarët për informacionet më të fundit për orarin e qarkullimit të tyre duhet të kontaktojnë urb-faqet e kompanive hekurudhore të secilit vend veçmas.