Fifi e mban premtimin që ia kishte bë Donaldit në BBV


Këngëtarja Fifi është shquar si një prej banoreve më dinamike brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Përbrenda ajo i kishte dhënë një premtim banorit tjetër të shtëpisë, Donaldit – se do të realizonte një tatuazh të veçantë me fjalën me të cilën e thërriste ai në shtëpi.Gjatë kohës sa Fifi ka qenë brenda, Donaldi e kishte zakon ta thërriste “filoqyl” – fjalë kjo të cilën tashmë Fifi e ka të vizatuar në trupin e saj.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Marova”, ka shfaqur tatuazhin në fjalë, të cilin e ka realizuar në dorën e saj.

Krahas fjalës “filoqyl”, ajo ka etiketuar edhe profilin e Donald Veshajt në Instagram, për ta bërë kështu të ditur që e ka çuar deri në fund premtimin e saj. Fifi ka qenë një prej banoreve më të komentuara në edicionin e sivjetmë të Big Brother.