Si e filmuan grupin që kontrabandonte dro*gë!


Milan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Zhelko e Andrija Bojiq, Milan e Miljojko Radisavljeviq, Srdjan Vuloviq, Marko Roshiq, Milan Mihaljoviq, Radovan Radiq, Sinisha Nedeljkoviq, Radule Steviq, të gjithë serb nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në mesin e të sanksionuarve janë edhe Milan dhe Miljojko Radisavljeviq nga Zubin Potoku të cilën janë në kërkim dhe në arrati që nga viti 2019.Grupet e tyre ishin filmuar nga kamerat e fshehura të Drejtësia në Kosovë duke realizuar kontrabandë e duke korruptuar polic të zonës të cilët mundësonin kontrabandën përmes rrugëve ilegale në veri të Kosovës.

Të dy të lartpërmendurit dyshohen se kanë pasur lidhje të ngushtë dhe kanë bashkëpunuar së bashku me zyrtarët policor, këta të fundit të cilët ishin arrestuar në aksionin e vitit 2019 të udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës ndërsa pamjet ekskluzive të kontrabandës në atë zonë i kishte sjellëEmisioni i Drejtësia në Kosovë për kontrabandën në veri të Kosovës:Në janar të vitit 2019, Drejtësia në Kosovë në atë kohë kishte transmetuar emisionin me pamje ekskluzive ku ngriteshin dyshimet se qytetarë e zyrtarë policor po merreshin me veprimtari ilegale në zonat e veriut të Kosovës. Kontrabanda që po zhvillohej në atë zonë nuk po pengohej nga askush ndërsa qindra kamionë udhëtonin çdo ditë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë me mall të ndryshëm e të kontrabanduar.

Këto pamje dhe filmime Drejtësia në Kosovë kishte arritur që t’i siguronte pas disa javës udhëtim drejtë asaj zone duke mbledhur dëshmi të mjaftueshëm të cilat më pas do të hynin në punë edhe për institucionet e vendit.Në tre emisione radhazi Drejtësia në Kosovë kishte arritur që të publikonte filmimet se si zhvillohej kontrabanda në veriun e Kosovës dhe si ishin involvuar në këtë çështje edhe zyrtarë policor të cilët merrnin para për të lënë të lirë të kalonin përmes rrugëve ilegale kontrabandistë të ndryshëm.

Kontrabanda në veri të Kosovës mbështetej nga një rrjet i zyrtarëve policor. Në emisionin e janarit të vitit 2019, Drejtësia në Kosovë dëshmoi lidhjen e qartë të zyrtarëve policor me kontrabandistëve.