Këshilltarja komunale nga radhët e ASH Nurije Bajrami e indinuar ka shkruar:
“Sot në seancën e tretë të Këshillit Komunal, unë mendova se duhej votuar dhe e votova
Propozim – Vendimin. Për dhënien e të drejtës për menaxhim të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në territorin e Komunës së Tetovës, gjatë periudhës 2021 – 2022 te NPK “Tetova” – Tetovë, por ky propozim nuk kaloi, sepse nuk kishte shumicë votash pro. Me këtë Propozim – Vendim, Komuna e Tetovës ia jep të drejtën për menaxhim të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në territorin e Komunës së Tetovës gjatë periudhës 2021 – 2022 NPK “Tetova” – Tetovë.
Ne këshilltarët e ASH votuam pro këtij propozimi vetëm për faktin, sepse në fshatrat malore dhe në Kodrën e Diellit ka borë dhe rrugët duhet të jenë të pastruara, gjegjësisht të kalueshme. Në këto fshatra jetojnë gjithashtu njerëz me nevoja të njëjta si tonat dhe nuk guxojmë të bëjmë kapriçio të tipit nuk e kemi dokumentacionin e kompletuar para nesh dhe të njëjtën ta shtymë për seancën tjetër. Ndoshta NPK do ketë mangësi, por për mua vetëm ideja se për shkak të rrugëve të papastruara një i sëmurë mund të mos e mer ndihmën e nevojshme, më bëri që të votoj këtë propozim, sepse ishte zgjidhja më e shpejtë, plus që kjo ndërmarrje mund të ketë mungesë të ndonjë makinerie, por megjithatë disponon me disa nga këto dhe edhe me forcën punëtore. Unë edhe në seancën e ardhshme do votoj atë që mendoj se është në të mirën e qytetarëve pa përjashtim, sepse kam premtuar se do jem zëri i qytetarëve.”