Një në dhjetë gra janë vi*ktima të dhu*nës fizike, 30% e grave janë viktima të shqetësimeve se*ksuale, 2 në 5 gra janë vi*ktima të dhu*nës psikologjike, gati një në pesë gra njeh dikë të familjes, të afërt, fqinje e cila ka përjetuar një farë forme të dhu*nës familjare.
Por, kjo përqindje nuk është shumë larg statistikave të vendeve në rajon, u tha në panel diskutimin “Konventa e Stambollit dhe Ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhu*na ndaj grave – çfarë do të ndryshojë në qasjen për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave?”
“Ajo që kohët e fundit është bërë në vendin tonë si përgjigje e koordinuar për dhunën, është që tanimë do të kemi 13 qendra për viktimat e dhunës në familje dhe dhunën e bazuar në familje, kemi tre qendra për vik*tima të dhunës sek*suale të cilat ofrojnë ndihmë për vi*ktimat e dhu*nës se*ksuale, dhjetë këshillimore të specializuara të cilat punojnë me vi*ktimat e dhunës. Por, ajo që është risi dhe doli nga ky ligj janë 8 qendra këshilluese të specializuara të cilat do të punojnë me dhunuesit.”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
“Sa më shumë kontribuojmë sot aq më shumë gjeneratat e ardhshme të vajzave dhe grave do të kenë strukturë të sigurt të përkrahjes nëpërmjet së cilës mund ta realizojnë veten e tyre. Pa frikë nga diskriminimi, gjykimi, pa dhunë. Dhe edhe nëse në ndonjë situatë të caktuar do të jenë vi*ktima të dh*unës të marrin guximin për ta paraqitur atë.”,- theksoi bashkëshortja e kryetarit të shtetit, Elizabeta Georgievska.
“Ashtu siç tha ministrja legjislacioni në RMV tanimë është duke u përputhur me Konventën me agjendën ndërkombëtare për barazinë gjinore por në fushë shohim sfida në prevenimin dhe mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore. Dhe besoj se të gjithë pajtohen për të punuar së bashku për arritjen e implementimit të suksesshëm të Konventës së Stambollit.”,- u shpreh ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçell Gallovej.
“Nëse ne edukojmë djemtë tanë nuk kemi nevojë të mbrojmë vajzat tona. Jemi të thirrur të gjithë dhe do të jetë përgjegjësia jonë të bëjmë atë që mundemi ta arrijmë qëllimin e përbashkët dhe të jetojmë në një botë pa dhu*në.”,- theksoi shefi për bashkëpunim i delegacionit të BE-së, Stefen Hudollin.
Përputhja e Kodit Penal me Konventën e Stambollit është hap drejt ndryshimeve sistematike në zgjidhjen e problemit të dhunës në bazë gjinore. Ajo në vend u miratua më 27 janar të këtij viti, ndërsa hyri në fuqi më 6 maj të vitit 2021.