Partia politike “Lëvizja Besa” zyrtarisht largohet nga Qeveria


Kuvendi sot në fillim të seancës së 54-të i konstatoi dorëheqjet e ministrit të Bujqësisë dhe të zëvendësministrave të Arsimit dhe të Kulturës.

Janë konstatuar dorëheqjet e ministrit Arianit Hoxha, zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani dhe zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani.

Në rend dite të seancës së sotme plenare janë disa pika, mes të cilave edhe Propozim-buxheti për vitin 2022.

Seanca filloi me vonesë prej rreth dy orëve.