Qeveria e RMV-së shkarkon nga posti i punës Abdush Demirin!


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga pozita e drejtorit të Agjencionit për Punësim të RMV.

Demiri ishte kuadër i Lëvizjes Besa e cila nuk është më pjesë e Qeverisë.Këtë drejtori pritet që ta merr kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në ndërkohë që shkarkimi i Demirit nuk do të jetë i fundit për shkak të hyrjes së partisë Alternativa në Qeveri pak ditë më parë.