Taravari: “Esat Pashë Toptani i ditëve të sotit është Afrim Gashi”


Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka shkruar një status në rrjetin social Facebook ku ka shprehur revoltën e tij ndaj ish-partnerit të koalicionit, Alternativa duke i quajtur ata Esat Pashë Toptana të ditëve të sotit.

“Kronikat historike tregojnë se Esat Pashë Toptani e shiti fatin e vendit disa herë duke sjellë pasoja të paimagjinueshme që janë të qarta edhe sot që ka kaluar më shumë se një shekull. Ndaj duhet të kemi parasysh se çdo Esat i sotëm që shet e blen fatin e njerëzve do na kushtojë shtrenjtë ndër shekuj!”, ka shkruar Taravari.