Kuka për Majlindën: “Vepër e inspirimit si duhet atdheu”


Majlinda Kelmendi gjatë mbrëmjes së djeshme, me një ceremoni shtetërore edhe zyrtarisht i dha fund karrierës së saj të bujshme si xhudiste.

Trajneri i saj, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndihet krenar me veprën e saj, teksa ka renditur të gjitha medaljet që ka fituar Majlinda Kelmendi.
“Faleminderit Majlindë! Sa shumë krenar me veprën tande! Vepër e inspirimit se si duhet atdheu”, ka shkruar Kuka.