Trajanov: “Nga 19 ministra në qeveri, 10 janë shqiptarë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov tha se nga 19 ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 10 janë shqiptarë. Sipas tij, kjo mund të krijojë probleme në marrëdhëniet ndëretnike në shtet.

“Frikësohem se kjo nuk do të reflektojë në marrëdhëniet e përgjithshme në plan ndëretnik. Nuk jam i sigurt rreth kësaj çështje dhe mendj se ajo formulë që është definuar në Marrëveshjen e Ohrit duhet të përfshihet edhe në qeveri”, tha Trajanov.

Ai shtoi se ndonjë i BDI-së punon në ndonjë institucion ata insistojnë që 25% të jenë shqiptarë, ndërsa aty ku udhëheq BDI, punonjësit janë shumica shqiptarë dhe më shumë se sa parasheh Marrëveshja e Ohrit.
“Përpjekja të bëhet balanc artificial me krijim të ministrive pa resor nuk do të kalojë te qytetarët”, tha Trajanov.