Tashmë “romanca” mes Donaldit dhe Beatrix ka ndezur shumë debate ashtu si brenda dhe jashtë shtëpisë së BB VIP.
Ku dhe së fundmi banorja më e re BigMama ka dhënë “kritikën” e saj në lidhje me “çiftin” ku me sa duket është disi kundër!
BigMama: Unë të kisha qenë që në fillim, unë do ta kisha tërhequr vërejtjen do të kisha thënë ‘mos, mos, prisni të dilni jashtë’.
Beatrix: Unë s’jam ngutur, kurrë s’jam ngutur. Kam pritur madje me muaj, pa e ditur mirë, e sigurt.
BigMama: Unë kur kam ardhur ju kam parë keq dhe s’kam dashur as ta diskutoj, as ta debatoj!
Së fundmi jashtë shtëpisë së BB VIP, një person që pretendoi se ishte fans i Borës , (që ishte afër shtëpisë por nga ana tjetër e shtëpisë) dhe ofendoi Donaldin duke e quajtur “maskara”, dhe që ka gabuar me zgjedhjen e tij!/Thumb Showbiz