240 efekte të padëshiruara nga vaksinat! Nën hetim dy raste të vde*kjes të denoncuara nga mjekët në Maqedoninë e Veriut


Deri më 1 nëntor të këtij viti janë paraqitur 240 denoncime për efekte të padëshiruara nga vaksinimi kundër Kovid-19. 88 nga persona farmaceutik, ndërsa ka edhe 15 denoncime nga qytetarë të cilët shpesh ankohen për kokë dhimbje, të vjella, dhimbje në ekstremitete dhe marramendje. Mes simptomave të denoncuara janë edhe reagime të trombozës dhe alergjike, ndërsa për dy raste të vdekjes, tek një 53-vjeçar dhe një 85-vjeçar në prill dhe shtator të këtij viti, ende po analizohet nëse në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me vaksinat ose jo. Që të dy burrat nuk kanë ndërruar jetë menjëherë pas imunizimit, ndërsa njëri ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

“Ato dy denoncime që i kishim, njëri ishte për një 85 vjeçar, ndërsa tjetri për një 53 vjeçar, ende nuk është treguar lidhshmëria me përdorimin e vaksinave, ndërsa ajo analizë bëhet në ISHP dhe mendoj se ka nismë pikërisht për efektet më serioze të padëshiruara, posaçërisht të formohet ndonjë komision“, deklaroi Mejrem Haxhihamza, udhëheqëse në Agjencinë e Barërave.