Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me kreun e Alternativës, Afrim Gashi tha se kanë arritur marrëveshje që kjo parti të bëhet pjesë e qeverisë dhe shumicës parlamentare. Zaev tha se marrëveshja është bërë deri në vitin 2024 sotme për shtyp
“Alternativa do të emërojë ministrinë e Shëndetësisë, do të merr Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, një ministër pa resorë për Diasporën, tre zëvendës ministra, një zv/ministër për Arsim, zv/ministër për Kulturë, një mbetet për ta konkretizuar, edhe pse kemi folur për Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Zaev.