Alternativa si pjesë e Qeverisë do të udhëheq me ministrinë e shëndetësisë dhe se tashmë po përflitet që si kandidat për këtë post të jetë Bekim Sali.
Sali do të zëvenësojë ministrin e deritanishëm Venko Filipçe. Ndërsa si zëvenësministër përmendet Viktor Isjanovski, drejtori aktual i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, i cili do të zëvendësojë Ilir Hasanin.
Gjatë javës tjetër do të dihen detajet dhe emrat që do të drejtojnë postet nëpër instuticionet e ndara për Alternativën. Kjo parti sot në orën 13:00 do të nënshkruajnë marrëveshjen dhe programën për bashkëqeverisje me kryeministrin Zoran Zaev.