Shkup: Dhjetra autobusë kanë rezultuar me defekte pas një kontrolli të hollësishëm


Autobusë të Ndërmarrjes për Transport Publik në Shkup ndonëse kanë pasur parregullsi teknike kanë transportuar udhëtarë nëpër qytet. Pas aksionit të policisë gjatë javës, siç njoftojnë nga NTP-Shkup, në pesë nga 15 autobusët e dërguar për kontrolle janë konstatuar parregullsi.

“Gjithsej 15 autobusë na janë dërguar për kontroll teknik. Pesë prej tyre janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë pasur probleme teknike. Por tre nga këto autobusë janë rregulluar menjëherë dhe janë lëshuar në qarkullim. Ndërsa tek dy të tjerë ende rregullohen”.

Nga Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë kësaj jave, kanë dërguar në kontrolle teknike 252 autobusë, prej të cilëve tek 96 prej tyre kanë konstatuar parregullsi teknike. Nga MPB thonë se për parregullsitë e konstatuara, për shoferët e autobusëve kanë shqiptuar gjoba, ndërsa për personat juridik dhe përgjegjës janë ngritur kallëzime penale.

Ndërkaq për dallim prej ditëve më parë, situata me pritjen e gjatë të autobusëve në disa linja, sot ka qenë më e qetë.

Pas pritjeve të gjata dhe kaosit në stacionet ku kalojnë linjat e autobusëve 9 dhe 19 sot duket më qetë dhe nuk ka numër të madh të qytetarëve të cilët presin autobusë. Kjo për faktin se ka përfunduar edhe aksioni i MPB-së për të dërguar në kontroll teknik autobusët.

Po madje shumë. Brenda 10 minutave nga tre autobusë të njëjtë. Po 9-ta dhe 19-ta a vërehen se qarkullojnë? Tani kaluan tre?

Po, po kalojnë rregullisht, tani e pamë se kalojnë.
Megjithatë, transportuesit privat ballafaqohen me probleme të tjera të cilat mund të shkaktojnë përsëri kaos në transportin publik. Kjo për faktin se Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për transport publik u kanë borxh rreth 40 milionë denarë. Nëse borxhi vazhdon të rritet atëherë mund të ndalojnë transportin.

“Sipas përllogaritjeve tona, disa nga transportuesit kanë borxh për të marrë nga 5 000 deri në 15 000 euro që të mund të kryejnë transport publik në Qytetin e Shkupit, gjë që është e palejuar për shkak se ky obligim është i Qytetit dhe Ndërmarrjes për transport publik që ta paguaj dhe ta financojë transportin”.

Nga ndërmarrja për Transport publik konfirmojnë se borxhi i saktë ndaj transportuesve privat është rreth 650 mijë euro, ndërsa thonë se është shkaktuar si rezultat i vështirësive financiare pas paraqitjes së Covid-19.