Departamenti për Punë të Brendshme në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër M.Ll.(39) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç qëndron në njoftim, gjatë periudhës shkurt – prill 2021, e denoncuara në shumë raste ka mashtruar më shumë qytetarë duke u prezantuar rrejshëm dhe duke u ofruar shërbime për çfarë të dëmtuarit kanë dhënë para, pas çfarë është larguar dhe nuk i ka kryer shërbimet.
Në shkurt, një gruaje në Prilep i ka ofruar se do t’ia punësojë bijën në fabrikë për çfarë ka marrë 65.000 denarë.
Në fund të prillit 2021, një gruaje nga Prilepi i ka ofruar se do ta ndihmojë gjatë kalimt të testit të instruktorit për çfarë ka fituar 240.000 denarë.
Gjithashtu, në fund të prillit një personi nga Prilepi i ka ofruar se do t’ia përshpejtojë procedurën rreth blerjes së banesës për çfarë ka fituar 35.000 denar.
Nga i njëjti person ka ftuar edhe 25.000 denarë për angazhim të dizajnerit për rregullimin e banesës.