Tetë kandidatë për prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar


Tetë kandidatë janë në garën për pesë vende për prokurorë në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar.

Kandidaturat janë dorëzuar në Këshillin e prokurorëve publik dhe se ato do të shqyrtohen gjatë periudhës së ardhshme.

Në prill të këtij viti u zgjodhën pesë prokurorë në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit- në Shkup dhe se këto janë të përzgjedhurit: Lile Stefanova, Artan Ajro, Trajce Pelivanov, Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kolariq.