Rasti “Parcelat në Vodno”, vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve


Me dëshmitë e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria vijon sot gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno”. Aktualisht në Gjykatën Penale Shkup po dëgjohet dëshmitarja Menka Makarevska, e cila si avokate shpjegon procedurën e regjistrimit të kompanisë “Sirah Inzhenerig”, e cila sipas aktakuzës figuron si blerëse e parcelave në Vodno.

“Si avokate punoj për çështje civile, të drejtën tregtare. Kompania “Inzhenerig” është themeluar në vitin 2012. Lidhur me themelimin e kompanisë, avokati Serjoza Markov më prezantoi me Aleksandar Ivanovski-Alek. Kompania do të krijohej me kapital të huaj. Kjo kompani do të merrej me ndërtim, tha dëshmitarja Makarevska.

Për këtë rast duhet të dëshmojë edhe ish-ministëri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. Me këtë rast merret gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Sipas aktakuzës, Nikolla Gruevski akuzohet për “larje të parave, përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifovic, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, dhe Ish-drejtori i UBK-së, Sasho Mijalkov, akuzohet për “ndihmë në veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të tjera të veprës penale”.