Gjatë ditës së djeshme nga ora 08:00 deri në orën 11:00, Ministria e Brendshme ka kryer kontroll ndaj mjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgona. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 63 automjete me defekt. Nga këto 63 automjete, 22 janë sanksionuar në territorin e SPB Shkup, 16 në SPB Ohër, 8 në SPB Tetovë, pesë në territorin e SPB Shtip. Të gjitha automjetet me defekt janë të përjashtuara nga komunikacioni dhe janë përgatitur parashtresa adekuate.