Bora për dikë mund të jetë gëzim, mirëpo për Qendrën për Menaxhimin e Krizave është një sfidë që duhet përballur, e sidomos kur vendi ynë ka probleme me numrin e pamjaftueshëm të automjeteve dhe mekanizmave për pastrimin e borës që i posedon NP “Rruga e Maqedonisë” dhe defektet e shpeshta të tyre, thotë drejtori i QMB, Stojançe Angellovski. Megjithatë, shtoi ai, obligimi ynë është që të jemi të gatshëm në çdo moment.
“Është obligimi ynë që të jemi të përgatitur, pavarësisht nga parashikimet, sepse pritet borë. Largimi i borës nëpër qytete është përgjegjësi e vetëqeverisjes lokale. Gjithçka që është jashtë është nën kompetencën e “Rrugët e Maqedonisë”. Numri i automjeteve që i posedon nuk është i mjaftueshëm, janë vetura prej dekadash dhe janë të vjetruara.
Ndodh shpesh që gjatë ndërhyrjes të mbetet një defekt. Ne do të ndihmojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë dhe helikopterët janë në dispozicion.”,- tha drejtori i QMB-së, Stojançe Angellovski.
Nga QMB përkujtojnë se mbetet obligimi i qytetarëve dhe kompanive tregtare që të pastrojnë borën në trotuaret para shtëpive dhe objekteve të tyre për të mundësuar lëvizje të qetë dhe të sigurt të qytetarëve.