Qeveria kritikohet nga mjekët amë në lidhje me stimulimin e qytetarëve për tu vaksinuar

epa08673426 A handout photo made available by the Hacettepe University hospital shows a medical worker injecting a coronavirus vaccine to another medical worker at the Hacettepe University hospital in Ankara, Turkey, 16 September 2020. Turkey has started the third phase of a Covid-19 vaccine human trial made by China's Sinovac Biotech Ltd. EPA/HACETTEPE UNIVERSITY HOSPITAL HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Masa e fundit e Qeverisë e cila ka për qëllim rritjen e numrit të qytetarëve të vaksinuar kundër Kovid19, nuk pritet të japë rezultate, konsiderojnë një pjesë e mjekëve amë.Kjo masë, e cila do të shpërblejë mjekët amë me 30 denarë shtesë për kokë pacienti nëse arrin t’i vaksinojë mbi 70% të pacientëve të tyre sipas mjekut Nenad Llazarov nuk do të mirëpritet nga ana e pacientëve.

“Krijohet një relacion mjek – vaksinë – financa. Kjo ishte e pa tolerueshme. Nuk kemi qenë aspak të konsultuar. Popullata e cila është mbështetëse e mjekësisë standarde vecmë janë vaksinuar. Një pjesë tjetër e popullatës e cila patjetër të vaksinohet për të funksionuar, tanimë është vaksinuar. Tani mbetet e pa vaksinuar ajo pjesë e popullatës së re dhe më të rriturit e cila përpos ndonjë restrikcioni më agresiv, nuk do ndihmojë asgjë për ta bind të vaksinohet. Unë ata pacientë të cilët nuk kam arrit t’i bindi deri sot të vaksinohen, nga nesër ende më rëndë nuk do mund t’I bind sepse të gjithë do mendojnë se dua t’i bind që unë të marr para”, tha mjeku Nenad Llazarov.

Megjithatë ministri i Shëndetësisë Filipçe thotë se komunikimi përmes mjekut amë, është shumë i rëndësishëm. Pret që kjo masë e miratuar dje, të japë rezultate.“Mjekët amë si ata të cilët e kanë kontaktin e parë me pacientët, konsideroj se masa është mirë e dimensionuar e menduar mirë, dhe se në realitet mund të zbatohet. Po ashtu mjekët amë, duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të rritet numri i të vaksinuarve. Kompensimi financiar do të ju jepet në fillim të verës, apo në fund të pranverës në bazë të rezultateve të arritura. Numri më i madh i pacientëve që i ka një mjek amë është rreth 2500, mesatarja është dikur rreth 1000. Kështu që nuk është ajo shumë e cila duhet të neglizhohet”, theksoi ministri Filipçe.

Për momentin interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar mbetet i ulët. Thuajse në gjithë pikat e vaksinimit, shumica e atyre që vaksinohen janë për dozën e dytë dhe të tretë.Pika vaksinale në Poliklinikën e Bukureshtit.“Jam për dozën e tretë”, tha një qytetarë. “U vaksinova, me dozën e tretë”, u shpreh një tjetër. Të paktë ishin ata për dozën e parë. “Thash, nesër shkoj të vaksinohem dhe aq. Asnjëfarë konsultash nuk kisha me askënd, vetë vendosa, ndava mendjen dhe erdha. Pse deri tash nuk jeni vaksinuar? Nuk është se kam pasur ndonjë arsye përse mos vaksinohem as unë nuk e di pse. Ja sot do e marr vaksinën e parë”, deklaroi një qytetare.

Me shfaqjen e variantit të ri të virusit korona që quhet “Omikron” shumë vende kanë ndërmarrë masa restriktive. Ministri i Shëndetësisë tha se izolimi apo karantimi nuk do ishte opsion I mirë për vendin, por nuk përjashtoi mundësinë që vaksinimi të bëhet I detyrueshëm nëse një masë e tillë tregohet si e suksesshme në vende të ndryshme të botës. Ndryshe, deri më tani vetëm 38% e qytetarëve të vendit janë vaksinuar me dy doza kundër Kovid19. Për t’u arritur imuniteti kolektiv, e nevojshme është të vaksinohet 80-90% e gjithë popullatës.