Arr*estohet një person nga Gostivari, ja për çka akuzohet

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një banor i Gostivarit pasi tek i njëjti është kapur ko*kainë.

“Dje (30-nëntor) rreth orës 07:40 në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arr*estuar 27-vjeçarin G.D. nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturën e tij të tipit ,,Jaguar“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur kokainë”, thonë nga SPB-Tetovë.