Vijon konferenca e 17-të ndërkombëtare “e-Shoqëri”


Sot në Hotel Panoramika në Shkup, ka filluar edicioni i 17-të i konferencës ndërkombëtare katër ditore e-shoqëri.mk me temë “Demokracia në erën digjitale: sfidat dhe mundësitë”.Konferenca do të hapet me fjalime hyrëse, a moderator do të jetë drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari. Përpara të pranishmëve do të mbajnë fjalim edhe zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së në RMV, Xhulijan Vasallo, përfaqësuesi i USAID-it në RMV, Erik Janovski, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri dhe ekspertja e lartë për e-demokraci në Akademinë për e-qeverisje Kristina Mand.

Folësit do ta ofrojnë perspektivën dhe vlerësimin e gjendjes së demokracisë sot dhe do të flasin për atë se si teknologjia e formëson qeverisjen e mirë dhe pjesëmarrjen qytetare. Ky sesion, gjithashtu, do t’i zbardh edhe kërcënimet potenciale në internet për liritë dhe të drejtat qytetare dhe rolin e sektorit civil në parandalimin e tyre.Përveç hapjes së konferencës, në ditën e parë të konferencës parashihen edhe dy sesione në temë “e-Pjesëmarrje dhe e-Angazhim: Perspektiva rajonale – aksione lokale” dhe “Të dhënat e hapura: Kur kërkesa dhe oferta do të takohen në mes të rrugës”. Me qëllim të promovoimit të vlerës së të dhënave në erën digjitale, në kuadër të konferencës e-shoqëri do të mbahet edhe Hakaton për të dhëna të hapura.Konferenca do të zgjatë 4 ditë dhe përbëhet prej 7 sesioneve, 2 fjalimeve inspiruese, 2 trajnimeve dhe 1 punëtorie, dhe kryesisht do të diskutohet për gjendjen e demokracisë sot, por edhe për atë se si teknologjia e formëson definicionin për qeverise të mirë dhe angazhim civil në kushte të sotme. Temë e diskutimit do të jenë edhe sfidat e erës digjitale me fokus të veçantë të dezinformatave dhe sigurisë në internet.

Aktivistë, ekspertë, gazetarë, zyrtarë shtetërorë dhe përkrahës të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë do t’i ndajnë qëndrimet dhe mendimet e tyre në temën “Demokracia në erën digjitale: sfidat dhe mundësitë”.“Këtë vit jemi fokusuar në sfidat që paraqiten nga praktikimi i demokracisë në epokën digjitale, por edhe në mundësitë që i ofron digjitalizimi për ta ngritur këtë çështje në një nivel më të lartë duke pasur parasysh të drejtat dhe liritë digjitale. Inovacionet digjitale e transformojnë rrënjësisht vendimmarrjen demokratike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në ndryshimet shoqërore, dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të jemi në hap me trendet më të fundit teknologjike, por më e rëndësishmja – të sigurojmë që çdo qytetar (pa përjashtim) të mund të jetë pjesë e tyre. Është me rëndësi thelbësore që të gjithë aktorët të përfshihen në këtë proces, dhe për këtë arsye presim që kësaj konference t’i bashkohen përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave, akademisë, sektorit të biznesit, ekspertë dhe qytetarë nga Evropa dhe më gjerë, që bashkërisht të diskutojmë dhe të ofrojmë zgjidhje konkrete dhe hapa të ardhshëm për veprim”, theksoi Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis.

Ngjarja është në format hibrid gjatë së cilës, dita e parë dhe e fundit e konferencës (30 nëntor dhe 3 dhjetor) do të mbahen në Hotel Panoramika dhe një pjesë e pjesëmarrësve do të kenë rastin që sesionet t’i ndjekin me prani fizike, a të tjerët do të mundet t’i ndjekin online nëpërmjet platformës Zoom dhe transmetimit direkt në faqen e Metamorfozis në Facebook.