Tetovari “kidnapon” djalin e tij nga ish gruaja nga Tirana


Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Tiranë ka ngritur procedurë për gjetjen dhe arrestimin e shtetasit të Maqedonisë B.M nga Tetova.

34-vjeçari dyshohet se pa dijeninë e ish gruas së tij ka marrë djalin e tij I.M.

Sipas mediumeve të Shqipërisë “kidnapimin” e djalit e ka paraqitur nëna e tij L.M (32) e cila ka qenë e divorcuar nga B.M dhe ka jetuar në Tiranë.

Sipas saj B.M ka ardhur në vizitë në Tiranë dhe pa dijeninë e saj ka marrë djalin dhe është nisur në Maqedoni.