Inspektorati Shtetëror për Transport mbrëmjen e sotme është futur në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup”.
Inspektimi i jashtëzakonshëm vjen pas aksidentit të autobusit nga kjo kompani në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku jetën humbën 45 persona. Ndryshe, Inspektorati qysh dje kishte tentuar të kryej kontrolle, por nuk ka mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.