SHAU ME FJALOR RRUGE POLICIN, REAGON PËR HERË TË PARË KREU I PD-SË: DJE U ARRESTOVA NË MES TË QYTETIT…

Bëri bujë në media lajmi i publikuar fillimisht nga Newsbomb.al se kreu i PD-së në Gramsh u arrestua në gjendje të dehur dhe kundërshtoi forcat e policisë.

Sakaq, Elmas Haruni ka reaguar për herë të parë pas arrestimit, nëpërmjet një mesazhi të dërguar në inbox-in e kryeministrit Berisha.

Krah videos së arrestimit, Haruni shprehet se është arrestuar në mes të qytetit pa të drejtë dhe akuzon ministrin e Brendshëm se po instalon diktaturën.

Lexoni statusin e Berishës dhe mesazhin e kreut të PD-së:

Narkopolicia e Norieges ndalon pa asnje shkak Kryetarin e PD Gramsh dhe manipulon videon!

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin banditesk te narkobanditeve me uniforme te Edvinit, ju ftoj te lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Elmas Harunit kryetarit te PD Gramsh! sb

“Përshëndetjet dok berisha.
Policia e Fatmir xhafës po instalon diktaturën në gjthë Shqipërinë .
Dje në policia me ka arrestuar në mes te qytetit pa asnjë shkak.
Po ju dërg një pjes te vidios.
Me respekt Elmas Haruni”