Vazhdojnë kontrollet e përforcuara të policisë, ja sa gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë


Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (24.11.2021) ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç ‘rast janë sanksionuar 175 vozitës. Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Sipas MPB-së, 76 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 99 jashtë vendbanimeve.

Nga ky dikaster njoftojnë se aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.