Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit….

Taulant Balla:

Dje Partia Demokratike reagoi shumë ashpër kundër Policisë së Shtetit për një arrestim “politik” të Kryetarit të kësaj partie në Gramsh me emrin Elmas Haruni.

Por sot Policia e Shtetit ka sqaruar edhe me pamje incidentin që e bën tërësisht fajtor këtë person.

Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni i cili nuk iu bind urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.

Në nje deklaratë për median policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë.

Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda.

Pas këtyre pamjeve, pyetja është a do ta tërheqë PD baltën e mbrëmshme?

A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?