Rufat Yseini: “Kemi mungesë kuadri në Inspektoratin e Transportit“


Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Transportit, Rufat Yseini, tha se ata si inspektorat e kanë shumë të vështirë të kontrollojnë të gjitha automjetet që lëvizin, për shkakun kryesor se kanë edhe mungesë kuadri në këtë inspektorat. Ai u ankua se problemi është edhe te mosfunksionimi i inspektoratit vendor nëpër komuna.