Autobusi ka pasur trajektore të frenimit, shoferi nuk ka fjetur, vlerësojnë ekspertët

Shenja horizontale të gabuara dhe të zbehura, mungesë e sinjalizimit rrugor, gjendje e keqe e sinjalizimit reflektues rrugor, kontrabandim i mundshëm i karburantit apo gabim i njeriut, janë pjesë e shkaqeve të mundshme për aksidentin e rëndë me 45 të vdekur në autostradën Struma, në Bullgari. Këtë e thanë ekspertë për siguri në rrugë në “Dita fillon” të BNT.

Policia në vendin e aksidentit lejonte qasje vetëm për ekspertë dhe hetues, të cilët punojnë në përcaktimin e lëvizjes së autobusit, vendet ku ka pushuar si dhe shpejtësinë me të cilën ka lëvizur.
Automobilisti Rumen Dunev thotë që autobusi ka pasur dy herë trajektore frenimi dhe që shoferi nuk ka qenë duke fjetur.

Njëra rrugë është shumë afër ujdhesës, para se autobusi të përplaset në ujdhesë. Dhe e dyta është menjëherë para se të përplaset në gardhin e dytë mbrojtës. Shoferi i autobusit nuk ka qenë duke fjetur. Shumë pak kohë para aksidentit ka pas riparim të karregjatës, ku kalohet nga njëra korsi në korsi tjetër të karregjatës, aty ku rruga është e ngushtuar, përkatësisht nëse ka filluar ta zë gjumi, ai aty do të ketë pësuar aksident, thotë Dunev.

Dunev pohon që autobus është ndezur para se të merr para vetes gardhin mbrojtëse nga kthesa.
Për shkak se nga fotografitë që ai i ka, digjet edhe gardhi mbrojtëse, i pari të cilin e godet autobusi. Kemi bërë analizë shumë të detajuar për të kuptuar nëse problemi është nga ndonjë gomë e shpuar. Kishte gjurmë, deklaroi Dunev.

Ai, gjithashtu vë në pah që nëse autobusit i ka plasur goma, atëherë duhet të ketë gjurmë të saj edhe në asfalt.
Në momentin kur futet në zonën e parkimit, nuk ka gjurmë nga bandazhi dhe goma që na bën të besojmë se së pari ka ndodhur shpërthimi në autobus. Atëherë shoferi ka filluar të lëviz në të djathtë dhe të ngadalësojë, për shkak se pas përplasjes, autobusi me kuptimin e plotë të fjalës me shpejtësi shumë të ulët ka kaluar në korsinë e majtë dhe për shkak të peshës së madhe, e ka thyer gardhin mbrojtës dhe ka ra në hapësirën ndërmjet dy gardheve mbrojtëse, thotë Dunev.

Automobilisti Dimitar Iliev, në internet ka publikuar video në të cilën e analizon tërë rutën nëpër të cilën ka lëvizur autobusi para përplasjes fatale dhe konstaton mungesë të shenjave përkatëse për daljen fatale, shenja të zbehura që nuk sinjalizojnë se ka vend për pushim në kthesë të autostradës, si dhe sinjalizim të pamjaftueshëm të elektrifikuar në gardhin mbrojtës.

Shoqata për viktima nga aksidentet, e paraqet hipotezën që kontrabandim i karburantit është shkak për zjarrin.
Në interes të vërtetës, praktika është se nga atje (Turqi) të blihen sende të ndezshme, duke përfshirë edhe fuçi për gaz dhe karburant, për shkak se karburant për momentin është jashtëzakonisht më lirë se sa te ne, thotë Ilija Todorov nga Shoqata për viktima nga aksidentet rrugore.
Shefi i autoinspektoratit, Bojko Ranovski, vlerëson se nëpërmjet kamerave të rrugës dhe mjeteve teknike të autobusit mund të konstatohet nëse shoferi është duke pushuar dhe me çfarë shpejtësie ka lëvizur.

“Ka kamera që mund të detektojnë lëvizjen e autobusit, shpejtësinë me të cilën ka lëvizur dhe të përcaktohen detajet se si ka ndodhur ky aksidenti i rëndë, thotë Ranovski.
Ai thekson se vetëm këtë vit janë konstatuar mbi 1500 shkelje në transportin me autobusë dhe për momentin janë duke u kontrolluar të gjitha kompanitë e autobusëve, si dhe se për momentin është duke u ngritur një sistem elektronik i cili të kontrollojë automatikisht të gjithë regjistrat.