A kanë zemër dhe ndërgjegjie Rama e Meta!?


Sot ditë zie në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Bullgari, ndërsa në Shqipëri ditë e zakonshme.Në Nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet: Republika e Shqipërisë mbron dhe kujdeset për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Por, çka se ky nen?!Kot fare për Edi Ramën e Ilir Metën! Për ta gjithçka mori fund me një postim rutinor ngushëllimesh sikur edhe kryeministrat e tjerë botëror.

Terkun nuk e prishën as televizionet me programaciomet e tyre. Dramat, përçyrrjet në BB dhe alivanosja e Fifit po duken më interesante se një tragjedi fatale ku humbën jetën 46 bashkëkombas, mes tyre 12 fëmijë. Pse ky mosinteresim apo edhe injorim, kur shohim se shtetet fqinje kanë strategji dhe plane speciale për bashkëkombasit e saj jashtë kufijve.

Pse kjo molisje kombëtare pikërisht nga qendra e shtetit shqiptar. -Naser Pajazit