Dekani i fakultetit të sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski theksoi se tragjedia që ndodhi me aksidentimin e autobusit nga Maqedonia në Bullgari është për shkak se institucionet nuk e kryejnë punën e tyre.
“Nuk duhet të habitemi se si autobusi ka kaluar kufinjtë për shkak se atje nuk kërkohen leje ndërkombëtare. Kjo ngjarje e rëndë tregoi se situata në këtë sferë është shumë më e keqe”, theksoi Dujovski.
Sipas tij, transporti publik legal në Maqedoni përbën vetëm një të tretën. Ai shtoi se transporti jolegal i udhëtarëve është aq i madh, sa që kompanitë e regjistruara as që vërehen, apo thuajse nuk ekzistojnë.