Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, Komuna e Çairit ka ndarë 1 milion e 200 mijë denarë për familjet e viktimave në tragjedinë e autobusit në Bullgarinë.
Kryetari i Komunës, Visar Ganiu, ka propozuar që mjetet e caktuara për festat e fundvitit tu ndahen familjarëve që humbën të afërmit. Sipas Ganiut 16 viktima janë zyrtarisht banor të Komunës së Çairit.
Këshilltarët e Aleancës dhe Alternativës, thanë se e mbështesin propozimin e Komunës për ndarjen e mjeteve dhe kërkuat që ndihma të jetë më e madhe.
Por kryetari i Çairit, Ganiu tha se tani veprojnë sipas mundësive ligjore, ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe ndihma të tjera, për çka janë angazhuar shumë qytetarë./ Alsat.mk