I mbijetuari i tra*gjedisë në Bullgari: “Vetëm unë s’kisha fjetur, e pashë çdo gjë me sy”


Një aksident tragjik u mori jetën të paktën 45 personave, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Një nga të mbijetuarit e aksidentit ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi tha se nuk ka fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.
Ai ka treguar se e ka thyer xhamin e autobusit pasi që ishtë mbuluar gjithçka nga tymi.

“Rasti ka ndodhur ka ora 2 i natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autoubusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panikë e madhe. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai